Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka përshëndetur emërimin e Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Jashtme.

“Kënaqësi të dëgjoj për emërimin e Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme e re e Shqipërisë. Ka qenë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes, ndaj mirëpresim bashkëpunimin e mëtejshëm me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria përparon drejt BE”, thotë Pompeo në një postim në Twitter.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Xhaçkës.

“Faleminderit Sekretar Pompeo. Fjalët tuaja janë shumë domethënëse. Jam krenare për miqësinë mes dy vendeve tona dhe njerëzve tanë, thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e SHBA ndaj Shqipërisë dhe e lumtur që munda të luaj të rol modest në forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë. Mezi pres të punojmë ngushtë me SHBA në zgjerimin dhe konsolidimin më tej të partneritetit tonë strategjik”, shkruajti Ministrja.

Të martën, Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime të reja në qeveri, duke vendosur në krye të Ministrisë së Jashtme, Olta Xhaçkën e cila drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes. Në vend të Xhaçkës, Kryeministri emëroi Niko Peleshin./tvklan.al