Brenda gjysmës së parë të këtij viti, në gjirin e Vlorës pritet të fillojë puna për ndërtimin e një porti kontenierësh, më i madhi ne Mesdheun lindor. Muajin e kaluar qeveria i hapi rrugën dhënies së këtij koncesioni. Përfaqësues të kompanisë anglo-zvicerane që do të ndërtojë këtë port, kërkojnë nga qeveria të përshpejtojë projektin.
Kevin Paja: “Financimet tona janë të sigurta dhe ne presim që vetëm të përshpejtohen procedurat për marrjen e këtij koncesioni në Shqipëri. Ky projekt do të devijojë rrugët detare të transportit të kontinierëve, të cilat do të përqendrohen në Vlorë, do të jetë porti më i madh në Mesdheun lindor. Vetëm me startimin e projekti të fillimit të punimeve do të punësohen 2 mijë njerëz, shuma investimit në total arrin shifrën 1.2 miliard eurove afërsisht por në fazën e parë do të jetë tek 530 milion euro”.
Për këshilltaren e kryeministrit për ekonominë, investime të tilla janë tregues i shndërrimit të Shqipërisë në një vend gjithmonë e më shumë tërheqës për kapitalin e huaj. Sipas Guxhollit, porte të tjera pritet të ngrihen edhe në Durrës dhe Shëngjin. Porti i Vlorës, i cili do të ketë një kapacitet prej 3 milionë kontenieresh në vit, është vetëm një pjesë e projektit të kompanisë Zumax. Në plan është ngritja e një zone të lirë në një hapësirë prej 850 hektarësh në zonën e Triportit, pranë Petroliferes, dhe për ketë qeveria do aplikoje standardet më të mira europiane duke iu referuar modelit letonez.
Suzana Guxholli: “Projekti është shumë madhorë përfshinë miliarda euro, po punohet për pregatitjen dhe të vendimit të qeverisë në lidhje me zonën e lirë apo me magazinën doganore. Dmth që biznese të cilat sjellin magazinojnë mallra në këtë zonë apo dhe prodhojnë ju jepen lehtësira nga pikëpamja e taksave dhe disa pagesave”.
Faza e pare e punimeve për portin dhe zonën e lirë pritet të zgjasë 20 muaj. Në një fazë të mëvonshme krahas këtyre 2 projekteve është në plan dhe ngritja e një aeroporti tërësisht në ujë./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro
Operator: Klevis Çaka