Një 50-vjeçar në Kukës është arrestuar nga Policia për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Mësohet se B.L., më datë 25 Maj ka transportuar nga Tirana për në Kukës disa sirianë që kishin destinacion Kosovën. Gjatë shoqërimit, 50-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e rendit.
Për të njëjtën akuzë është ndaluar edhe një 51-vjeçar tjetër. Por në këtë rast bëhet fjalë për një person të shpallur në kërkim. Njësoj si i pari, edhe ky shtetas me qëllim përfitimi transporti nga Tirana në Kukës disa sirianë, të cilët kishin destinacion Kosovën.
Ndërkohë, 4 persona të tjerë janë proceduar pasi kanë kaluar kufirin e gjelbër Shqipëri-Kosovë në mënyrë të paligjshme./tvklan.al