Lajme Arkiva 2003
Preç Zogaj: Në një kuptim më duket e paimagjinueshme që një parti opozitare si Partia Demokrate e Re, të votojë apo të hyjë në qeveri në një kohë që mazhoranca socialiste, apo mazhoranca e majtë më saktë, i ka numrat për të zgjidhur krizën. Pra nuk është se kësaj mazhorance i mungojnë numrat për të zgjidhur krizën dhe po i kërkon këto numra te opozita. Këtu përpjekja bëhet që kriza brenda për brenda për brenda mazhorancës të zgjidhet me ndihmën e deputetëve të opozitës. Kjo është e panatyrshme dhe unë kam përshtypjen se kjo nuk do të ndodhë./tvklan.al