Lajme Arkiva 2003
Presidenti Moisiu, ditën e hënë ka patur takime të ngjeshura në lidhje me krizën e fundit qeveritare. Para takimit me kryeministrin Nano Moisiu pazhvilluar një takim konsultativ edhe me juristë të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, por a përbën një zgjidhje interpretimi juridik i problemit në fjalë në një kohë kur ky është tërësisht një problem politik.
Një nga juristët pjesëmarrës në takimin me presidentin Moisiu mendon se pas dekretimit nga presidenti dhe betimit, ministrat mund të kryejnë funksionin e tyre dhe më pas mund të votohet në parlament.
“Ne propozuam një zgjidhje, ku kryeministri dhe presidenti të cilët janë zbatuesit e këtij segmenti të kushtetutës, pra të këtij segmenti që bën fjalë për emërimin e ministrave, pra këto dy personazhe kushtetuese të bëjnë një interpretim të tillë të kushtetutës në bazë të të cilit dy ministrat e propozuar nga kryeministri dhe të dekretuar nga presidenti të fillojnë menjëherë punë dhe në këtë mënyrë ne zgjidhim problemin më të madh që është problemi i vazhdimësisë me qeverisje. Natyrisht që këta ministra do të votëbesohen edhe nga parlamenti, sepse kjo është një kërkesë eksplicite e kushtetutës dhe eventualisht mund të mos miratohen nga parlamenti. Ky është një sugjerim që në parlament ka mungesë mazhorance”.
Pikëpyetja që vihet përball kësaj lloj zgjidhje është se çfarë do të ndodhë nëse parlamenti nuk i voton përsëri këta ministra./tvklan.al