Gjatë vizitës së tij në Izrael presidenti Bamir Topi ka vizituar memorialin e holokaustit i shoqëruar nga bashkëshortja e tij zonja e parë Teuta Topi. Presidenti shqiptar nderoi me pjesëmarrjen e tij ceremoninë me rastin e përkujtimit të 6 milion hebrenjve, të cilët u vranë nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore.
Në shenjë respekti ai vendosi një kurorë me lule në memorialin, i cili mban emrin Yad Vashem. Presidenti Topi ndodhet në Izrael për të marrë pjesë në konferencën presidenciale të thirrur nga kreu i shtetit të Izraelit Shimon Peres, me rastin e 60 vjetorit të krijimit të shtetit hebre./tvklan.al