Presidenti Bamir Topi u takua me sekretarin kombëtar të Partisë Demokratike Valter Veltroni. Topi tha, se Italia është një partner strategjik dhe se Shqipëria konsideron me rëndësi thellimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

Topi njohu Veltronin me ecurinë e reformave në Shqipëri, si ato në sistemin e drejtësisë, reformën zgjedhore, por edhe në fushën ekonomike, duke vënë në dukje arritjet në këtë drejtim.

Sekretari kombëtar i PD Veltroni garantoi presidentin Topi, se Italia do të vijojë të luajë rolin e saj të rëndësishëm si avokate e Shqipërisë në proceset integruese në NATO dhe BE.

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Itali, presidenti i republikës Bamir Topi, u prit në takim edhe nga kryetari i bashkisë së Romës Gianni Alamanno. Gjatë bashkëbisedimit presidenti Topi tha, se Shqipëria me sigurinë dhe kornizën e përshtatshme ligjore është vënë me mundësi të mëdha investimi, sidomos për investitorët italian. 

Pak përpara takimit presidenti Topi la një shënim mirënjohje për mikpritjen e rezervuar në kryeqytetin i vendit fqinj në librin e përshtypjeve të bashkisë romane./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi