Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi sot një vizitë zyrtare 2-ditore në Malin e Zi.
Ndalesën e parë Begaj e pati në qytetin e Tuzit, ku iu rezervua një pritje e veçantë nga shqiptarët në sheshin ku prej 28 Nëntorit të vjetshëm qëndron busti i Skëndërbeut.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj do të pritet nga homologu i tij i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.
Axhenda parashikon gjithashtu vizita në komunat me shumicë shqiptare, Ulqin dhe Guci, si dhe takime me përfaqësuesit politikë të të gjithë shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi.
Tv Klan