Presidenti i Hungarisë, Lazlo Soljom, ka deklaruar se ndërhyrja për të ndryshuar vendimet e gjyqësorit, do të kishte një çmim shumë të rëndë për vendin dhe shtetin ligjor.
Soljom ju referua pikërisht kërkesës së Partisë Socialiste për rinumërim të votave. Gjatë një takimi me kryeministrin Berisha, Soljom theksoi se ndryshimi i vendime të gjyqësorit është një çmim që nuk mund të pranohet në asnjë rast.
Presidenti hungarez ripërsëriti edhe një herë qëndrimin kundër bojkotit duke theksuar se komuniteti ndërkombëtar pret që opozita të hyjë në parlament. Në takim u diskua dhe mbi çështje të integrimit evropian.
Soljom garantoi kryeministrin Berisha për mbështetjen e Hungarisë për integrim të shpejtë evropian dhe liberalizim të regjimit të vizave.
Berisha-Soljom diskutuan dhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik. Kryeministri Berisha ftoi investitorët hungareze të shtojnë prezencën e tyre në Shqipëri.
Këtij qëllimi do t’i shërbejë dhe organizimi shumë shpejt në Tiranë i një forumi të përbashkët ekonomik.
Kryeministri Berisha i kërkoi presidentin Soljom ndihmë për garantimin e kredive të buta për fermerët shqiptarë nisur dhe eksperienca që ofron Hungaria në këtë drejtim dhe interesi i saj për të investuar në Shqipëri në fushën e bujqësisë./tvklan.al