Gazetari: “Bashkëpunimi ekonomik-rajonal në kuadrin e krizës globale ekonomike, ka mbledhur në Ohër 6 krerët e shteteve të rajonit mes të cilëve dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë zotin Bamir Topi”.
Kreu i shtetit shqiptar në fjalën e vet theksoi domosdoshmërinë e përfshirjes më të madhe të Kosovës në marrëdhëniet ekonomike rajonale.
Bamir Topi: “Shteti i ri i Kosovës, ka nevojë të inkurajohet duke u bërë pjesë e nismave e takimeve rajonale ku diskutohet për bashkëpunim rajonal, politik, ekonomik e tregtarë. Jo vetëm për ta njohur politikisht, por për tu futur në marrëdhënie pse jo intensive në këtë realitet të ri. Sepse është e pamundur që prespektiva e vendit tona të bëhet duke ekskloduar ndërkohë që aspirata e të gjitha vendeve të Ballkanit, është që të integrohen në BE dhe në rrugën euroatlantike”.
Presidenti Topi në forumin e 5 ekonomik rajonal të evropës juglindore ka kërkuar ngritjen e çështjeve konkrete, zgjidhja e të cilave do i shërbente mbarë rajonit. Furnizimi më i mirë me energji dhe infrastruktura rrugore apo ajo hekurudhore ishin emërues të përbashkët në referimet e presidenteve pjesëmarrës. Po ashtu të gjithë krerët e shteteve pranuan krizën ekonomike botërore dhe rreziqet që i kanosen rajonit, duke theksuar se lypet masa të koordinuara. Në forum ra në sy mungesa e presidentit serb Tadic dhe atij kosovar Sejdiu./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro