Presidentit të Republikës, Bujar Nishani i akordohet titulli “Doktor Nderi” nga Universiteti shtetëror Filologjik i Azerbajxhanit, titull i cili i është akorduar një sërë personaliteteve evropiane dhe botërore dhe i pari që i akordohet një Presidenti shqiptar.
Presidenti Nishani falenderoi trupën drejtuese dhe akademike të Universitetit për titullin e akorduar, si dhe përshëndeti studentët e pranishëm në këtë ceremoni.
Kreu i Shtetit shprehu vlerësimin për marrëdhëniet shumë të mira e intensive mes dy vendeve, veçanërisht në dy vitet e fundit, si dhe theksoi se duhet bërë më shumë edhe në rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe arsimore.
Presidenti Nishani la një shënim të shkurtër edhe në librin e miqve të Universitetit shtetëror Filologjik të Azerbajxhanit.
Tv Klan