Akademia maqedonase e Shkencave dhe Arteve do të përjetojnë ndryshime të rrënjësishme, pasi një kërkesë të këtillë haptazi e ka përkrahur edhe qeveria e Maqedonisë.

Ndryshime të rrënjësishme posaçërisht do të përjetojë redaksia e cila përpilojë enciklopedinë e parë të Maqedonisë që shkaktoi reagime të shumta në Maqedoni dhe rajon për shkak të përmbajtjes së saj skandaloze.

Përmes zëdhënësit Shefik Duraku, qeveria ka dërguar mesazh të qartë se kryeredaktori i redaksisë e cila përpilojë enciklopedinë Bllasheri Ristofski, nuk posedon kredibilitetin e nevojshëm moral për të udhëhequr edhe më tej këtë projekt.   

Shefik Duraku: “Presim ne si qeveri që mbas kësaj rrëmuje dikush të mbajë përgjegjësi dhe në majën e piramidës së përgjegjësisë, në këtë rast është pikërisht akademiku Bllasheri Ristevski, si kryetar i këshillit redaktues. Në vazhdën e shumë arsyeve që mund të gjinden brenda në enciklopedi, por dhe në aspekt ligjor përgjegjësi, atëherë arsyet morale do të kishin qenë arsye e mjaftueshme që zoti Bllasheri Ristevski, të japë dorëheqjen”.

Burime të TV Klan, kanë njoftuar se kryeredaktori Ristofski, sipas të gjitha gjasave do të shkarkohet në mbledhjen e kuvendit kryesor të akademisë i cili do të mbahet të martën.

Më pas do të formohet redaksi tjetër për përpilimin e një enciklopedie të re në të cilën nuk përjashtohet mundësia që angazhohen edhe akademi nga Shqipëria dhe Kosova.

Nga Shkupi për TV klan, Isen Saliu./tvklan.al