Brenda muajit gusht do të zbardhen emrat e kompanive të interesuara bashkë me ofertat përkatëse në adresë të privatizimit të kompanisë së sigurimeve INSIG. Aktualisht Ministria e Financave, ka angazhuar një kompani të huaj e cila po bën vlerësimin e INSIG-ut. Zv/Ministri i Financave, tha se ky vlerësim do të shërbej si çmim reference për privatizimin.
Sherefedin Shehu: “Brenda fundit të muajit korrik KPMG do të na jap një vlerësim i cili do të mbahet sekret natyrisht sepse vjen në një zarf të mbyllur dhe Këshilli i Ministrave pastaj do të caktojë çmimin bazuar në këtë vlerësim duke përcaktuar thjeshtë nivel minimal, maksimal dhe ky çmim do të jetë si referencë për hapjen e tenderit për ofertat përfundimtare që do të bien në palët e interesuara”.
INSIG është nxjerrë në shitje që në vitin 2003, por procesi dështojë për shkak të mungesës së interesit. Për numrin 2 të financave INSIG do të shitet me sukses brenda këtij viti. Duke qenë kështu privatizimi i 3 strategjik gjatë 2008-ës pas ARMO-s dhe OSSH-së./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro
Montazh: Ergis Hasanbelli