” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus
Tashmë qytetarët po I blejnë më shtrenjt produktet e bulmetit. Përfaqësues të sektorit të përpunimit të qumështit e lidhin këtë fakt me kostot e shtuara dhe me taksat. Madje nëse nuk merren masa për të ulur kostot, lihet të kuptohet për ndonjë rritje tjetër të mundshme të çmimeve pasi kjo industri e ka të pamundur të mbijetojë me këto çmime.
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës “Industria e Përpunimit të Qumështit” Z. Donjaldo Hoxha shpjegon për Pro Business në Klan Plus arsyet e shtrenjtimit.
“Realisht sektori i përpunimit të qumështit është ndodhur në nje veshtirësi shume të madhe para ardhjes së krizës globale të shkaktuar si nga Covidi dhe nga lufta aktuale. Kësaj situatë të vështirë të blegtorisë dhe sektorit të perpunimit të qumeshtit i është bashkangjitur dhe situata botërore që jemi duke hasur aktualisht. Duhet të theksojmë qe prej kohësh ne kemi kërkuar qe të ketë një ndërhyrje nga ana e qeverisë shqiptare për t’u mbështetur blegtorët dhe fermerët, vecanërisht ata të sektorit të prodhimit të qumështit, sepse situata e tyre ka qenë e vështirë dhe parashikohej që do të bëhej më e vështirë.”- thotë Hoxha.
Po ashtu sektorit ju shtuan edhe barra e taksave.
“Për lëtë arsye ne bëmë disa propozime për paketën e re fiskale të vitit 2022, të cilat për fat të keq nuk u morën parasysh dhe në ndryshimet e reja të propozuara në këtë paketë situata e blegtorëve të sektorit të përpunimit në vijim u përkeqësua më shumë. Konkretisht u hoq rimbursimi 6% që ishte për fermerët. U shtua TVSH 10% për imputet bujqësore dhe u shtua në nje taksë e re akcizë mbi gazin 6 lekë për litër e cika implementohet nga data 1 korrik e vitit 2022.”- thote Hoxha.
Pyetjes nëse do të ketë rritje të mëtejshme për cmimet e bulmetit, Hoxha I përgjigjigjet:
“Nëse qeveria nuk ndërhyn, Industria Vështirë të mbajë këto Çmime”
Ndaj kërkohet që qeveria të ndërhy me subvencione për prodhimi për cdo litër qumësht dhe jo për krerë sic është aktualisht pasi rajoni sipas Hoxhës aplikon skema më stimuluese . Industria e përpunimit të qumështit sipas Z. Hoxha është pranë falimentit, dhe rritja e cmimeve të produkteve ka ndikuar edhe tek ulja e konsumit.
Ju ftojmë të ndiqni për më tepër emisionin e plotë!
# DonjaldoHoxha #industriaqumeshtit #bulmet #kos #qumesht #djathë #oljanamaloku #cmime #ekonomi #biznes #probusiness #kosto #taksa