Të udhëtosh me tren në Shqipëri, ka vite që nuk është as luks dhe as kënaqësi, përveç linjës Tiranë-Durrës, trenat e tjerë ofrojnë kushte të mjerueshme ndërkohë që shpejtësia lokomotivave shpesh herë nuk i kalon të 60 apo 70km në orë.
Ata udhëtar që preferojnë linjat hekurudhore e shohin si zgjidhje të detyruar dhe e bëjnë për shkak të çmimit të ulët të biletës.
“Po të shkosh psh në Lezhë me 1 fugon do shumë para, do 400 lekë, kurse me tren unë shkoj me 120 lekë”.
“Është më e lirë edhe më përpara është siguria. Je më i sigurt me tren se sa me makinat e tjera”.
“Mezerie fare. Ky tren që shikoj unë sot më duket sikur po e shoh në Indi ose andej nga Iraku, nga ato sesa.. ç’është ky tren kaq i shkatërruar”.
Drejtuesit e hekurudhës thonë se shkak për amortizimin e shërbimit hekurudhor është mungesa e investimeve.
Zamir Ramadani: “Hekurudha shqiptare për herë të parë mbas 60 e sa vjetësh që ekzistencë e saj ka lënë një sistem të ri organizimi, pra ne ndajmë në njësi biznesi në vete transportin e pasagjerit, ndajmë në njësi në vete biznesi transportin e mallit. Ne prapë nuk entuzgjasmohemi nga puna e deri tanishme kuptohet që edhe masat për vitin e ardhshëm janë mjaft optimiste në drejtim të rritjes dhe përmirësimit të kushteve të lëvizjes së trenave në hekurudhën shqiptare”.
Sipas statistikave zyrtare, numri i udhëtarëve në linjat hekurudhore vetëm për 1 vit arrijnë në 1.2 milion. Ashtu si gjithë sektorët e tjerë edhe hekurudhat pritet t’i nënshtrojnë procesit të privatizimit gjë që shihet si një mundësi për përmirësimin e shërbimit./tvklan.al
Gazetare: Enkelejda Arapi