Problemet e shëndetit mendor tashmë do të trajtohen me anë të një programi online që i cili do të jetë i aksesushëm për të gjithë personat që kanë nevojë për ndihmë apo këshilla në Mbretërinë e Bashkuar .

CandO është krijuar për të ofruar mbështetje për personat e rritur në moshë, pra bëjnë përjashtim fëmijët, të cilët po luftojnë me probleme të shëndetit mendor dhe vetëdëmtimin.

Në shtatë vitet e fundit Këshilli i Qarkut Gloucestershire është duke investuar më shumë se 1.4 milion paund për të krijimin e një linje për të ofruar terapi falas.

CandO mund të aksesohet përmes telefonit, ku personat që mund të kenë problem të shëndetit mendor ose janë në gjendje akthi apo depresioni mund të komunikojnë me zë ose me tekst.

Gjithashtu ata mund të zgjedhin në kenë biseda virtual në internet ose në adresat e tyre të email-it.

Aplikacioni ose siç e kanë quajtur ndryshe shkencëtarët “një vesh dëgjues” ka për synim të ndihmojë ata të cilët kanë vërejtur shenja dhe simptoma të përkeqësimit të shëndetit të tyre mendor.

Përdoruesit mund të zgjedhin të mbeten anonim, faqja online do të jetë e aksesueshme në çdo ditë të viti nga ora 14:00 deri në orën 21:00 (me orë lokale).

Drejtoresh e Shëndetit Publik në Këshillin e Qarkut Gloucestershire, Siobhan Farmer tha: Ne jemi të përkushtuar t’i ndihmojmë të gjithë që të kujdesen për shëndetin e tyre mendor apo të miqve të tyre. Marrja e ndihmës dhe mbështetja në fillim është thelbësore për të parandaluar përkeqësimin e simptomave, Linja e re e ndihmës “Connect and Offload” është një risi e re e shkëlqyer për gamën e  shërbimeve mbështetëse të shëndetit mendor të disponueshme në Gloucestershire  dhe e di që do të bëjë një ndryshim për individët, familjet dhe miqtë e tyre.

Numri i personave të cilët vuajnë nga stresi, ankthi depresioni apo sëmundje të tjera dhe më të rënda të shëndetit mendor është gjithnjë në rritje. Ndërkaq përpjekjet për të ndaluar pasojat e tyre tek njerëzimi janë të vazhdueshme.

/tvklan.al