Për problemin e familjes Llukaj, shohim se çfarë ndodh me kufitarin në jug Erion Lili. Në murin kallkan i ka bërë ndërtim mur dhe çatia i rrjedh në murin e tij. Madje ai do që të vendosë edhe rrethim, ndaj çështja ka vajtur në polici, ku qytetari Llukaj ka qëndruar 9 orë në komisariat, për të mbrojtur cënimin e pronës.
Ne vëmë në dijeni IMT-në, që dërgon inspektor në terren, bën matjet e fotot dhe thotë, se nëse ka shkelje, do të merren masa.
Gazetarja: Ju e patë situatën.
Përgjegjësi i IMT-së, Bashkia Tiranë: Nga IMT u bë këqyrja, u bënë foto nga ana e inspektorëve.
Gazetarja: Çfarë masash do të merrni?
Përgjegjësi i IMT-së, Bashkia Tiranë:: Nga IMT tani do të vlerësohet leja pasi zotëria ka marrë leje rindërtimi nga Bashkia Tiranë. Për qytetarin Beshiri do të verifikohet leja, do t’i nisim shkresë DPPZHT për të saktësuar nëse punimet janë konform lejes së miratuar nga Bashkia Tiranë apo jo. Ndërsa për familjen Lili do mblidhet dokumentacioni dhe do të shikojmë nëse është cënuar prona e shtetasit Llukaj dhe nga IMT do të merren masa sipas ligjit në fuqi.
Vetëm një ditë, pasi ‘Stop’ dhe IMT ishin në terren tek rasti, qytetari vendos rrethimin në mbështetje institucionale, duke bërë vetë Kadastrën, topografin, IMT-në dhe pa pyetur njeri.
Gazetarja: Ju morra me video që ju ta shikonit. Ishim në kushtet e këtij murrit këtu që ishte për verifikm, ka vendosur edhe këtë pjesën tjetër. Ka vendosur edhe pjesën mbrapa.
Përgjegjësi i IMT-së, Artan Gaxha: E shikoj!
Gazetarja: Ditën e djeshme është njoftuar IMT nga qytetari…
Përgjegjësi i IMT-së, Artan Gaxha: Ëhë…
Gazetarja: Pastaj është njoftuar nga gazetari i emisionit investigativë “Stop” që jam unë, kam dërguar edhe foto dhe më thatë është bërë njoftimi. Dakord thatë do të vijnë çunat, nuk erdhën kurrë çunat dhe ai vuri derën. Ai mund ta vendosë derën more zotëri se nuk e ndaloj unë…
Përgjegjësi i IMT-së, Artan Gaxha: Po!
Gazetarja: Por në momentin që jemi në kushte verifikimi, kupton…
Përgjegjësi i IMT-së, Artan Gaxha: Nuk ka të drejtë njeri, po, po,po. E drejtë! Më lër ta verifikoj tamam, dhe do të kthej një përgjigjie të saktë!
/tvklan.al