U finalizua sot procesi për zgjedhjen e shefave të 48 komisariateve të vendit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda përzgjodhi emrat pas një gare të hapur ku shprehën interes 251 kandidatë.

Ishte një komision i posaçëm që kreu intervistimin e tyre. Pas vlerësimit nga komisioni, kreu i uniformave blu përzgjodhi shefat e komisariateve.

Edhe pse garonin 4 gra asnjëra prej tyre nuk arriti të përzgjidhej në këtë detyrë.

Tv Klan