Tre ish-zyrtarët e Autoritetit Rrugor të arrestuar për abuzimet me ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan kërkojnë lirinë në apelin e krimeve të rënda.
Seanca ndaj ish-kreut të rrugëve Dashamir Xhika dhe dy ish-vartësve të tij Aksel Qurduka dhe Albens Alita është duke u zhvilluar. Avokatët e tyre kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë në datën 4 Shkurt.
Tre ish-zyrtarët akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre dhe dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit te shtetit një dëm prej 37 milionë dollarësh. Për këtë çështje janë marrë në pyetje dy ish-ministrat e transporteve Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.
Ndërsa një ditë më parë dha deklarimet e tij edhe Damian Gjiknuri Ministër i Infrastrukturës. Ky institucion pas një auditi të kryer bëri kallëzimin në Prokurori për tre persona e arrestuar.
Tv Klan