Lajme Arkiva 2003

Prokuroria shqiptare dhe Ministria e Drejtësisë kanë përpiluar në kohë rekord dokumentacionin dhe kërkesën për ekstradim nga Gjermania të Idajet Beqirit.

Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar, njëkohësisht sekretar politik i Armatës Kombëtare Shqiptare është arrestuar jashtë Shqipërisë pasi Prokuroria e Tiranës ka hapur një proces penal ndaj tij, ndërsa Interpoli shqiptar e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Beqiri akuzohet për nxitje të urrejtjes ndëretnike dhe si pas organit të akuzës ka mjaft rrethana rënduese ndaj tij.

Fillimisht Beqiri u akuzua së bashku me Taip Muastafain dhe Gafurr Adilin, për të njëjtën vepër penale, por ndërsa Tashmë dy shtetasit maqedonas janë liruar nga Gjykata e Faktit Tiranë, Beqiri duhet të përballet së shpejti me këtë akuzë të drejtësisë shqiptare./tvklan.al