Në lidhje me hetimet ndaj Belind Këllicit për falsifikimin e diplomës, SPAK ka marrë në pyetje nëndrejtoreshën e shkollës ‘Harry Fultz’, Brikena Baxhaku.
Ajo hyri në SPAK rreth orës 11 dhe për rreth 2 orë i është përgjigjur pyetjeve të hetuesve të BKH-së. Baxhaku u thirr të japë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Në Dhjetor, Këlliçi u thirr nga SPAK për të dëshmuar në lidhje me denoncimin e bërë nga avokati Idajet Beqiri. Ai e akuzon se nuk ka përfunduar studimet në shkollën Harry Fultz dhe ka falsifikuar diplomën për t’u regjistruar në një shkollë jashtë shtetit.
Kallëzimi i bërë nga Idajet Beqiri është në fazë hetimesh dhe në fund SPAK do të vendosë për këtë çështje.
Dosja e Belind Këlliçit po hetohet nga prokurori i posaçëm, Elvin Gogaj, i cili po kryen verifikimet pasi janë sekuestruar të gjithë dokumentacionet në lidhje me kallëzimin.
Klan News