Lajme Arkiva 2003

Prokuroria paraqet prova të tjera lidhur me ngarkesën e kokainës që parashikohej të vinte në Shqipëri. Një nga prokurorët paraqiti dokumentet e sekuestrimit të anijes “Suerte” 1 ku janë gjetur mbi 2000 kilogram drogë. Një nga drejtuesit e ekuipazhit të kësaj anijeje u arrestua pas bllokimi të saj që gjithnjë sipas prokurorisë po i drejtohej një ishulli pranë lumit Urionoko në Venezuel, ku fshihej kokaina.

Një dokument i bllokuar nga autoritetet amerikane në anijen “Suerte”, shprehte në mënyrë të koduar koordinatat e këtij vendi nga do të furnizohej edh anija tjetër “Privilegj” me pronarë të akuzuarit shqiptarë Frederik Durda dhe Arben Përballa.

Anija “Privilegj” e ndryshoi drejtimin që kishte marrë për në Venezuelë në momentin që pronarët e saj u vunë në dijeni se Ivan de la Vega ishte arrestuar dhe se ishte bllokuar gjithashtu edhe anija tjetër me drogë kështu u shprehën prokurorët gjatë seancës së radhës.

Ndërkohë avokati mbrojtës i të pandehurve Vehbi Hysi dhe Alfred Nanaj kërkojnë lirimin nga burgu të tyre dhe zbutjen e masës së sigurisë. Këta dy persona sipas deklarimeve që dha akuza pas arrestimit do të përdoreshin si pengje në kolumbi, deri në çastin që do të kryhej shitja e kokainës./tvklan.al