Lajme Arkiva 2003

Përplasja mes banorëve protestues të Bathores dhe policisë në Urën e Treshit në të dalë të Kamzës ka shënuar të paktën 6 të plagosur brenda forcave të policisë së rendit.

Sipas mjekëve të urgjencës në Spitalin Ushtarak deri në mesditë janë paraqitur për tu mjekuar një oficer dhe 5 nënoficerë të cilët kanë përgjithësisht fraktura në kokë, këmbë dhe duar të shkaktuar nga sulmi me gur i protestuesve.

Mjekët thonë së të shtruarit kanë qenë kontigjen i policisë dhe se deri në ato momente spitalit nuk i është drejtuar për mjekim asnjë civil i plagosur nga ngjarja e sotme.

Ndërkohë burime brenda forcave të policisë thonë se numri i të plagosurve brenda uniformave është më i madh dhe se shkon deri në 9 persona dhe se një pjesë e të cilëve mund  të jetë drejtuar për ndihmë mjekësore poliklinikave të lagjeve.

Shumë prej uniformave tregojnë jashtë mikrofonit se kanë patur plagosje të lehta në duar dhe në këmbë dhe se dallohen qatë dëmtime që ata kanë marrë në skafandra dhe mburojat plastike.

Dëmtime ka patur edhe në automjetet e forcave të rendit. Si pasojë e sulmit me gurë të banorëve janë thyer xhamat e disa fugonave të policisë që kanë ndërhyrë të parët në protestën e banorëve të bathores./tvklan.al