Mimi Kodheli: “Është mjerim kur shikon kryeministrin e Shqipërisë i cili merr nga dora e një kryetari komune gërshërët për inaugurimin e një shkolle dhe që prej aty hedh baltë mbi opozitën, a thua se është faji i opozitës pse në Shqipëri nuk ka punë, pse në  Shqipëri nuk ka drita, pse në Shqipëri njerëzit nuk mund të mbyllin as muajin e tyre me të ardhurat që kanë. Shqiptarët meritojnë më shuam se sa maskarada e qeverisjes Berisha, shqiptarët meritojnë një politikë dinjitoze, politikën e re që opozita do të ofrojë me shqiptarët dhe për shqiptarët.”/tvklan.al