Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Aleatët e socialistëve në koalicionin aktual, Aleanca për Shtetin, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për tryezën e përbashkët në fillim të Dhjetorit. Rezultatet në zgjedhjet e fundit lokale, i kanë detyruar socialistët të riaktivizojnë koalicionin për të arritur më se 50% të votave dhe shumicën parlamentarit në zgjedhjet e Qershorit.

Në tryezën e partive aleate, që përbëjnë koalicionin në pushtet do nënshkruhet konventa e bashkëpunimit dhe do të hapen bisedimet për platformën e përbashkët elektorale. Në grupin parlamentar socialist, nuk kanë reshtur ende për ndryshimin e ministrave të partive aleate, Milo, Xhuveli e Solis. Ndërkohë që kryeministri Meta ka deklaruar se deri në Qershor ata nuk do të lëvizin duke mos prekur në këtë mënyrë formulën e koalicionit aktual qeveritar./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame