Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka përsëritur dhe një herë qëndrimin e opozitës për bojkot të parlamentit pas deklaratave të disa eksponentëve të tjerë të PS-së për një kthim në parlament dhe dalje prej tij më qëllim për të mos djegur mandatet. Pyetjes së bërë nga televizioni Klan për këtë skenar të mundshëm të opozitës, Klosi i është përgjigjur kështu.
Gazetari: “Do hyni në parlament para datës 4 mars?”
Blendi Klosi: “Faleminderit!”
Ndërkohë sipas Blendi Klosit opozita do të kthehet në parlament vetëm nëse kryeministri Berisha pranon të hapë kutitë e 28 qershorit.
Blendi Klosi: “I kujtojmë sot Sali Berishës se në krye të 7 muajve të mbushura me sulm e divercion ndaj opozitës se deri në momentin që ai për herë të parë në karrierën e tij politike do të bëhet njëherë të vetme burrë shteti e do të bindet se do ti hapë rrugën e hetimit të plotë dhe të pakushtëzuar zgjedhjeve të 28 qershorit. Bojkoti parlamentar i PS-së dhe protesta popullore të kësaj partie nuk do të ndërpritet për asnjë çast ashtu sikurse nuk do të ndërpritet asnjë mandat i kësaj partie.”/tvklan.al