Punonjësit e hekurudhave kanë paralajmëruar se do të përsërisin në 24 dhjetor grevën duke bllokuar transportin hekurudhorë, ashtu si dy ditë më parë nëse nuk u plotësohen kërkesat, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Gëzim Kalaja ka deklaruar se kërkesat e punonjësve të hekurudhave janë elementare dhe se ato duhet të përmbushen në mënyrë urgjente.
Gëzim Kalaja: Qeveria shqiptare do të përballet me protestat më të fuqishme që ka parë që nga viti 1991.
Gazetarja: Bisedime për çfarë?
Gëzim Kalaja: Bisedime për çështje dhe referendume për krizën energjetike dhe për probleme të tjera të sindikatës së shëndetësisë dhe të hekurudhave.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ka shprehur gjatë konferencës për shtyp edhe një shqetësim tjetër. Para disa ditësh në zyrat e saj ka mbërritur nga përparimi gjyqësor jë urdhër për lirimin e mjediseve ku ato janë vendosur.
Zoti Kalaja e konsideron këtë vendim të gjykatës si politik dhe kësaj të fundit i ngarkon përgjegjësinë për një sistem të korruptuar sipas tij të drejtësisë.
Gëzim Kalaja: Ditën e hënë, përmbarimi, i shoqëruar nga forcat e policisë duhet të nxjerri nga selia bashkimin e sindikatave të pavarura shqiptare, për federatën e sindikatave të Shqipërisë dhe Bashkinë e Tiranës. Ky është një nga veprimet më absurde, nga të cilat unë ju siguroj ju që jeni në këtë sallë, në të njëjtën kohë dhe opinionin publik dhe sindikalist shqiptar se forcat politike, që nuk do të ketë qeveri, nuk do të ketë forcë të nxjerri Bashkimin e sindikatave të Pavarura të Shqipërisë nga selia e saj legjitime./tvklan.al