Përmirësimi i gjendjes së Unazës së Re ka qenë objekti i ndërhyrjes nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Në këtë aks rrugor, duke filluar që nga shkolla tekonologjike deri te rruga e Durrësit, përmirësimi do të konsistojë në punimet që do të kryhen për ngritjen e trotuareve, të cilat aktualisht mungojnë.
Edi Rama: “Ky është një aks strategjik i kryeqytetit, i cili është degraduar plotësisht, sepse është ndërtuar me asfalt elektoral, pa kanalizime, pa ujësjellës, pa ndriçim dhe praktikisht i ngjan një aksi të shkretë ku ne sot po ndërhyjmë me një projekt të kompletuar të infrastrukturës nëntokësore dhe tokësore duke hapur një perspektivë dhe për zonën informale në perëndim.”
Po ashtu, në këto punime, për ndërtimin e trotuarve do të përfshihen edhe kanalizmiet e ujërave të bardha, ndriçimi i tyre si dhe gjelbërimi. Vlera e këtij investimi do të jetë 56 milionë lek, burimi i financimit janë të ardhurat e Bashkisë së Tiranës dhe afati i përfundimit të punimeve do të jetë 8 muaj. /tvklan.al