Makineritë e firmës italiane janë ende brenda ambienteve të kampit. Puna është përqëndruar kryesisht te rrethimi dhe ngritja e murit 7 metra të lartë që do të ketë kampi i cili ndërtohet në atë që njihet si zona ushtarake e Gjadrit.
Sipas burimeve, puna do të marrë edhe pak javë kohë derisa gjithçka të jetë për të pritur emigrantët. Në mesin e Gushtit inspektorët italianë bënë testimet e fundit dhe dorëzuan raportin te qeveria italiane.
Ndërkohë është marrë në dorëzim nga autoritetet në shtetin fqinj qendra pritëse në portin e Shëngjinit.
Emigrantët e paligjshëm që do të mbërrijnë nga Italia në Shqipëri pas indentifikimit do t’ju nënshtrohen kontrolleve mjekësore fillimisht në Shëngjin.
Më pas ata do të transportohen drejt Gjadërit, rreth 20 km larg nga qyteti i Lezhës. Kampi ka një kapacitet për të pritur 3 mijë refugjatë në muaj.
Ndërtimi i kampit të pritjes së refugjatëve nisi pas marrëveshjesh së firmous mes kryeministrave të Shqipërisë Edi Rama e të Italisë Xhiorxhia Meloni në fund të vitit të kaluar.
Tv Klan