Lajme Arkiva 2004
Punonjësit e hekurudhave vendosin të ndërpresin grevën pas 23 ditësh. Ministri i Transporteve Spartak Poçi ka premtuar se do të gjejë rrugët e zgjidhjes për kërkesat e tyre.
Grevistët kërkojnë që hekurudhat të mos menaxhohen më si shoqëri aksionere e cila për 3 vjet radhazi ka rezultuar me humbje pa mundur të financojë rritje pagash apo shpërblimet e parashikuara edhe në kodin e punës.
Grevist: Duke qenë SH.A. ne ishim të privuar nga rritja e pagave që gëzonin të gjitha ndërmarrjet buxhetore, shpërblimi i fundit i vitit dhe aq më keq sepse hekurudha shqiptare nuk ka dalë me fitim. Propozimi jonë fillestar ishte kalimi i hekurudhës shqiptare nga SH.A. në shtetërore, pasi tre vjet stazh i shoqërisë aksionere ajo nuk dha asnjë rezultat, përkundrazi tregoi që shkoi mbrapa.
Që nesër hekurudhat do të nisin nga punët, ndërkohë që Ministria e Transporteve thotë se greva ka shkaktuar një humbje prej 300 milionë lekësh./tvklan.al