Fjorald Zguro: “Nuk do e kisha të lehtë për të zgjedhur një vend për të kaluar pushimet verore në Shqipëri, por me siguri ai ndodhet diku këtu poshtë në bregdetin jonian”.
Plazhe të njohura dhe të panjohura të Jonit vazhdojnë te magjepsin me bukurinë e tyre qindra mijëra pushues vendas dhe të huaj këto ditë të nxehta Gushti.
Padyshim që plazhi i Dhërmiut është ndër më preferuarit për shkak të një infrastrukture më të mirë turistike, me hotele dhe restorante buze detit, por vërshimi në masë i pushuesve drejt këtyre plazheve këtë vere e ka bërë tejet të vështirë akomodimin në hotel.
Kampingu dhe çadrat janë një formë alternative për strehim përgjatë bregut, shumë e preferuar edhe nga turistët e huaj.
Përfundimi i rrugës së bregut, një investim i qeverisë shqiptare, ka rritur ndjeshëm fluksin e turisteve në këtë zonë.
Nëse mendoni se makina është mjeti i vetëm për të udhëtuar në këtë rrugë tejet panoramike, gaboheni.
Ujëra të kristalta, plazhe të vetmuara, panorama mbresëlënëse, argëtim, janë këto arsye të mjaftueshme për të kaluar në këtë pjesë të jonit pushimet verore.
Mbetet veçse të zgjidhni mes Dhërmiut, Jalit, Himarës dhe lista vazhdon me plazhet e tjera më në jug deri në kufi me Greqinë./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro