Takimi i Anxhit dhe Xhonit është komentuar në studion e “Talk Love Story” në dhomën e kuqe nga Selma, një prej konkurrenteve për të cilat Xhoni ka shprehur pëlqim në fillim dhe nis Vitin e Ri me një takim me të.
Të dy janë përfolur shumë nga gjithë konkurrentët pasi kanë bërë tre takime me njëri-tjetrin dhe ende nuk ka një puthje mes tyre.
Selma: Ishte njësoj siç ishte takimi i dytë. Nuk kishte ndonjë dinamikë.
Xhoni: Në prapaskenë unë e puth, por përpara kamerave e ka shumë vështirë se do e shohi çuni vetë.
Selma: Edhe për mua puthja është intime, nuk jam shumë e dhënë pas puthjeve në takime. Duhet ta ndjej dhe duhet të kem siguri për të bërë një hap me një person.
Anxhi: Në disa ditë mendoj se jam gati ta puth Xhonin. Ideale do të ishte në një darkë romantike vetëm ne të dy.
Selma: Fakti që ata nuk puthen në ekran është gjë e mirë për ne, e keqe për ata.
Xhoni: Deri tani s’ka pasur puthje mes meje dhe Anxhit. Me asnjë nuk jam puthur, jam i vetmi fronist që nuk kam puthur asnjë vajzë. /tvklan.al