Ngjarja ndodhi më 2 Korrik në plazhin e Durrësit
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 33-vjeçar nga Shijaku, i cili ishte shpallur më parë në kërkim për tentativë vrasje.
Ky shtetas dyshohet se më datë 2 Korrik në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistolete, në drejtim të dy të rinjve 18 dhe 24 vjeç, banues në Durrës.
Më pas ai ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe është larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga policia.
Pas gati dy javë hetime, shërbimet e Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak mundën të ndalojnë 33-vjeçarin i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
Tv Klan