Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar konstatimet e gazetes italiane “La Repubblica” se është treguar skeptik për zbatimin e marrëveshjes me homologen Meloni.
Përmes një postimi në platformë “X”, Rama shkruan se marrëveshjen me Italinë për pritjen e emigrantëve, do ta ribënte përsëri edhe nëse do të kthehej pas. Rama shprehet se ato fjalë të publikuara nuk i ka thënë kurrë.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të përfundoja edhe një herë në kënetën e betejës politike italiane në thonjëza me fjalë që nuk i thashë kurrë, si “do të jetë një dështim” ose “do të donim D’Alema” nën titullin ” Rama hedh Melonin” në të cilin nuk e njoh fare veten. Megjithatë, e përsëris: Nëse do të më duhej t’i ktheja hapat e mi njëqind herë, do të bëja marrëveshjen për emigrantët me Italinë dhe me asnjë vend tjetër. E kam thënë gjithmonë se për mendimin tim është një gjë e re që do të duhet të përballet me provën e realitetit. Por nëse në realitet publikon një foto të një kantieri në orët e para të punës, shoqëruar me titullin “800 milionë të hedhura në ajër”, atëherë ne jetojmë në botë paralele dhe asgjë nuk mund të na afronte me sfidën e vërtetë gjigante të emigracioni i paligjshëm, në një Evropë që duhet të bashkohet për të luftuar në të njëjtën kohë trafikun kriminal të të varfërve dhe dimrin demografik që kërcënon gjithnjë e më shumë të ardhmen e tij, ndërkohë që politikanët duken si priftërinjtë e Kostandinopojës që u zhytën aq shumë në debatin mes tyre. për seksin e engjëjve dhe jo ata e kuptuan se muret e qytetit ishin tashmë të shpuar nga të gjitha anët.”
I pyetur nga gazetari, Gerardo Greco, për tejkalimin e datës në 20 maj e planifikuar për hapjen e dy qendrave për emigrantët në Gjadër dhe Shëngjin Rama tha se kjo i përket tashmë shtetit Italian sepse sipas tij Shqipëria ofroi vetem disponueshmëri dhe tokë.
Kryeministri është shprehur skeptik mbi politikat që do të ndiqen nga Bashkimi Europian dhe Italia për mbarëvjatjen dhe funksionimin e këtyre dy kampeve.
“Qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë! Problemi do të jetë funksionimi i tyre! Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do të menaxhohen 3000 persona në 28 ditë me burokracitë italiane dhe rregullat evropiane?”.
Sipas kryeministrit italianët mund të bëjnë marrëveshje, të hapin qendra për pritjen e rrefugjatëve në Tunizi ose Libi, por ata duhet që ta dini se sa para janë në lojë për trafikimin e emigrantëve në ato brigje.
Marrëveshja e nënshkruar në 6 nëntor të vitit të kaluar në Romë, mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe atij shqiptar Edi Rama, parashikon ngritjen e dy qendrave, e para në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigrantëve që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane dhe, e dyta në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit. Përgjegjësia mbi çdo veprimtari do të jetë e Italisë, së cilës i njihet dhe juridiksioni i plotë mbi qendrën e pritjes. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit është 36 mijë persona.
Klan News