Qindra pronarë të kafshëve shtëpiake dolën në rrugët e Madridit të hënën me rastin e një aktiviteti vjetor dedikuar tyre.

Grupi për mbrojtjen e kafshëve El Refugio zakonisht organizon ngjarjen tradicionale të fundvitit në Spanjë për të rritur ndërgjegjësimin kundër abuzimit dhe braktisjes së kafshëve.

Disa të veshur me kostume të Babagjyshit dhe veshje të tjera festive, kaluan pranë sheshit Puerta del Sol dhe monumenteve të tjera të kryeqytetit spanjoll.

“Ne mendojmë se ato që kanë nevojë më shumë për ndihmë janë shoqatat e kafshëve që u prekën nga përmbytjet në Valencia. Kështu që ne morëm vendimin që të gjitha paratë duhet të shkojnë për ata. Dhe kështu do të jetë. Të gjithë njerëzit  erdhën këtu për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë për të.”

Këtë vit organizatorët e ngjarjes kanë si qëllim të mbledhin fonde në mbështetje të strehimoreve për kafshët.

Klan News