Skenë e tmerrshme e një masakre të re në Gaza. Një sulm ushtarak izraelit vrau dhe plagosi dhjetëra vetë në shtëpitë e tyre në qytetin e Gazës të shtunën, duke e rritur numrin e të vdekurve nga sulmet në 70 ditën e fundit.

Palestinezët janë duke kërkuar nëpër rrënoja për të mbijetuar, ndërsa mjekët raportuan se mes të vrarëve kishte gra dhe fëmijë. Flakët dhe tymi vazhduan të ngriheshin nga rrënojat edhe disa orë pas sulmit.

“Rreth orës 2 të mëngjesit u zgjuam nga zhurma e një shpërthimi të madh,” tha AhmedAyyan, një fqinj, duke shtuar se në shtëpi ndodheshin 14 ose 15 vetë.

“Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë, janë të gjithë civilë, nuk ka njeri që gjuan raketa këtu,” shton Ayyan.

Një tjetër sulm në një shtëpi në qytetin e Gazës vrau pesë vetë më vonë të shtunën, tha Shërbimi i Emergjencave Civile Palestineze, duke shtuar se të paktën 10 të tjerë dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se forcat e saj vazhduan operacionet e tyre në qytetin BeitHanoun në skajin verior të enklavës, ku është shkatërruar një kompleks ushtarak i përdorur prej Hamasit.

Rritja e operacioneve izraelite dhe e numrit të palestinezëve të vrarë ditët e fundit vjen në sfondin ripërtëritjes së bisedimeve për një armëpushim pas luftës 15-mujore dhe për të kthyer pengjet izraelite përpara betimit të presidentit të zgjedhur amerikan DonaldTrump më 20 Janar.

Ndërmjetësuesit izraelitë u dërguan në Doha për të rifilluar bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti, si dhe administrata e Presidentit të ShBA-së Joe Biden, e cila po ndihmon palët të gjejnë konsensusin.

Hamasi tha se është i përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje sa më shpejt të jetë e mundur, por mbetet e paqartë se sa afër janë të dyja palët.

Grupi i armatosur publikoi një video të shtunën ku shfaqet pengu izraelit Liri Albag. Hamasi tha se jeta e ushtares izraelite është në rrezik për shkak të aksionit ushtarak të Izraelit në Gaza.

Fushata e saj ushtarake, me qëllimin e deklaruar për të zhdukur Hamasin, ka rrafshuar pjesë të enklavës, duke dëbuar shumicën e popullsisë nga shtëpitë dhe ka vrarë mbi 45 700 palestinezë.

Klan News