E ardhmja e Ardian Ismajlit tek Empoli është e paqartë. Mbrojtësi kuqezi është një ndër emrat më të kërkuar me nisjen e merkatos së dimrit në Serie A. Për shërbimet e tij, të interesuara janë tre skuadra të mëdha, Juventusi, Napoli dhe Lazio.
Sipas italianes lacionews24.com, të treja klubet e kanë ndjekur nga afër futbollistin kuqezi, i cili vlerësohet për sigurinë që përcjell në qendër të repartit difensiv. Kontrata futbollistit i përfundon në verë, e tek Empoli nuk duan që 28-vjeçari të largohet si futbollist i lirë.
Edhe Juve, Napoli e Lazio duan të përfitojnë nga situata. Sipas Transfermarket, vlera e lojtarit shkon në 6 mln euro. Ai është një ndër futbollistët kryesorë të skuadrës, ndërsa ka luajtur në 18 takime në Serie A dhe 1 në Kupën e Italisë. Ismajli është aktivizuar në total 1683 minuta.
Klan News