Muajin e ardhshëm shqiptarët do të fillojnë të komunikojnë me tarifa më të ulëta, si për telefonatat celulare ashtu edhe ato fikse. Qeveria ka miratuar në mbledhjen e të mërkurës metodologjinë e rregullimit të tarifave, të Interkonjeksionit dhe organizimit me fuqi të ndjeshme në treg Albtelecom.

Ky vendim është marrë pas propozimit që Enti Rregullator i Telekomunikacionit i ka bërë këshillit të ministrave në bazë dhe të ligjit të ri të telekomunikacionit elektronik. Sipas metodologjisë tarifat e operatorëve celular do të ulen mesatarisht 15%, minus normën e inflacionit çdo vit.

Për vitin 2008 ulja mesatare e tarifave do të jetë 11.9%. Norma vjetore e inflacionit llogaritet ajo e vitit 2007 3.1 %. Sipas propozimit të ERT kjo ulje e tarifave të përdoruesve me efekt në kursimet e shpenzimeve të konsumatorëve të telefonisë së lëvizshme, në vitin 2009 do të jetë afërsisht 2.5 miliard lekë në krahasim me vitin 2007.

Aktualisht Shqipëria, sipas bankës Botërore  ka tarifat celulare më të lartat në Ballkan./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka

Operator: Metlin Kepi