Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Kompania amerikane “General Electric”, do të ndërtojë linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës. Qeveria shqiptare nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me një vlerë për afro 70 milion eurosh.
Marrëveshja u nënshkrua për palën shqiptare nga Ministri i Transporteve Spartak Poçi, merrte pjesë edhe kryeministri Fatos Nano, i cili e konsideroi këtë projekt si të rëndësishëm, për modernizimin e infrastrukturës hekurudhore. Pjesëmarrës ishte dhe ambasadori amerikan James Jeffrey.
James Jeffrey:- “Kjo është një marrëveshje e rëndësishme për përpjekjet e përbashkëta të SHBA dhe Europës, për të ndihmuar Shqipërinë në arritjen e integrimit të saj në Europë”.
Prezantim i projektit ambicioz u cenua dy herë radhazi nga ndërprerja e energjisë elektrike, që duket se i prezantoi në pak kohë përfaqësuesve të “General Electric”, sfidën shqiptare.
Ministri i Transporteve Spartak Poçi shprehet, se linja hekurudhore do të shmang afro 70% të trafikut nga rrjeti rrugor, drejt rrjetit hekurudhor.
Spartak Poçi:- “Është edhe koha shumë e shkurtër është 8 minuta deri 10 minuta vajtje në aeroportin “Nënë Tereza” dhe 22 minuta deri në Durrës”.
Disbursimi i fondit do të kryhet në tre mujorin e fundit të këtij viti. Afati i përfundimit të projektit është dy vjet./tvklan.al