Qindra fansa të Novak Xhokoviç kanë protestuar këtë të dielë jashtë hotelit Park në Melburn, ku prej katër ditësh qëndron i izoluar numri 1 i tenisit botëror, pasi atij i është anuluar viza për në Australi.

Përkrahësit e 34-vjeçarit mbajtën flamuj të Serbisë dhe vallëzuan jashtë hotelit. Kjo godinë shërben si qendër paraburgimi për refugjatët dhe azilkërkuesit. Rastet e këtyre të fundit janë duke zgjatur shumë më tepër kohë sesa rasti i Xhokoviç, të cilit iu anulua viza të mërkurën, për shkak se nuk është aplikuar në mënyrë të duhur për të qenë i kursyer nga rregulli i vaksinimit kundër COVID-19.

Xhokoviç është në pritje të vendimit të gjykatës australiane, ku pritet të vendoset nëse ai do të lejohet të mbrojë titullin e fituar në turneun Grand Slam “Australian Open” apo do të dëbohet nga vendi. Serbia ka dal kundër vaksinimit ndaj Covid-19, me arsyetimin që ai ka rezultuar pozitiv një muaj më parë, pavarësisht se me 17 dhjetor ka qenë në aktivitete të ndryshme pa maskë.

Klan News