Me qindra njerëz janë mbledhur në rrugët përreth Katedrales Notre Dame në Paris duke parë flakët në heshtje. Katedralja e famshme e Parisit u përfshi nga flakët për shkaqe ende të qarta. Zyrtarët thanë se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e punës restauruese.

Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, maja e katedrales 850-vjeçare dhe çatia u shkatërruan, ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive.

Një zëdhënës i katedrales tha se e gjithë struktura e ndërtesës po digjej. 

“Nuk do të mbetet më asgjë”,

tha ai.

“Mbetet për t’u parë nëse kupola, që mbron katedralen, do të preket ose jo

“.

Historiania Camille Pascal, duke folur për mediat franceze tha se zjarri po shkatërronte një “

pasuri të çmuar

“.

“Për 800 vjet, Katedralja ka qëndruar krenare mbi Parisin. Për shekuj me radhë, ngjarje të lumtura dhe fatkeqe janë shënjuar nga këmbanat e Notre Damit. Nuk mund të jemi veçse të hidhëruar nga ajo që po shohim”.

 

/tvklan.al