Lajme Arkiva 2003

Më falni, jeni dakord për deklaratën që ka dhënë Ministria e Energjetikës për aq orë drita sa ka qyteti i Shkodrës dhe për pagesën.

Qytetari: Dakord jam po pagesa është e pasaktë, mbi 60-70% e qytetarëve e paguajnë  dhe drita kemi 6-7 orë.

Qytetari: Për Shkodrën kjo është e qëllimshme. Nëse duan që Shkodra të paguaj drita duhet të vënë në punë sahatet që i kanë vendosur në lagjet e posaçme. Të bëhet shembull. Në lagjen tonë i kanë vendosur sahatet, lagjja jonë duhet të ketë 24 orë drita. Paguhen dritat se janë vënë aparaturat. Pra meqë aparaturat i kemi vendosur përse nuk funksionin sahati. Pse nuk na e ka lidhur, pse na fut në afrofe?

Qytetarja: Është absurde, si mund të rrimë me kaq orë drita.

Qytetari: Ku jetohet në terr. Po të vdiq dikush, njerëz, probleme me të sëmurët.

Gazetarja: Ju e paguani energjinë elektrike?

Qytetari: Po e paguajmë.

Gazetarja: Nuk jeni dakord me deklaratën që është dhënë dje nga Ministria e Energjetikës.

Qytetari: Nuk e di se kam dëgjuar.

Qytetarja: 15 me drita pjesa tjetër pa drita.

Gazetarja: Dhe sa paguani?

Qytetarja: 34 mijë Lekë. Afrofe.

Qytetarja: Po të na japin dritat gjithë kohën, të vënë edhe sahate, ne i paguajmë, jemi dakord.

Qytetarja: Jo nuk jemi dakord.

Gazetarja: Ju sa paguani në muaj?

Qytetarja: 34 e 400.

Gazetarja: Është afrofe?

Qytetarja: Po, pa sahat.

Gazetarja: Dhe sa orë drita keni?

Qytetarja: 12-7.

Qytetarja: Gjithë natën jemi pa drita.

Gazetarja: Natën ju duhen dritat?

Qytetarja: Na duhen shumë se me të sëmurë e me fëmijë të vegjël patjetër që duhen.

Gazetarja: Ju keni 6-7 orë drita pak a shumë?

Qytetarja: Po./tvklan.al