Një bregdet i gjatë, rërë përvëluese dhe arkitekturë antike me vlera artistike dhe kulturore.

Këto elemente e bëjnë qytetin bregdetar të Durrësit ndër më antikët në Ballkan tërheqës në çdo kohë për pushuesit dhe turistët e huaj.

Bashkë me rrezet e diellit, detin Durrësi të ofron objekte të shumta arkeologjike. Përgjatë muajit Gusht qyteti bregdetar do të ofrojë aktivitete kulturore e sportive, si teatër rruge, panair libri dhe koncerte.

Ardian Çela: “Ne kemi përgatitur një program që ka filluar që në muajin Maj, megjithatë piku maksimumi arrihet në muajin Gusht sepse në këtë periudhë është edhe periudha maksimale e pushuesve që mbërrijnë në qytetin e Durrësit. Është për t’u përmendur përsëri nata e bardhë që tashmë kthehet në një aktivitet tradicional që do të zhvillohet më datë 14 Gusht. Merr pjesë një trupë ndërkombëtare. Caravan Stage quhet që do të ofrojë një show piroteknik, opera, balet në anije”.

Ashtu si dhe një vit më parë në Durrës do të rikthehen aktivitetet Events Durrës, festivali i rrokut, i filmit të verës, ndërsa për të rinjtë që adhurojnë sportet e ujit do të zhvillohen gara notazhi që do të ofrojnë momente të veçanta gjatë sezonit turistik./tvklan.al