Policia e Durrësit njofton se një 33-vjeçar është gjetur i vdekur në një kanal uji në lagjen numër 15. Një ditë më parë babai i viktimës kishte bërë kallëzim në polici se djali nuk i kishte shkuar në banesë.
Pas hetimeve, 33-vjeçari u gjet i pajetë në kanal uji. Nga veprimet e para hetimore mendohet se ai është rrëzuar aksidentalisht nga ura ku ka rënë në kanal. Për pasojë është mbytur.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, informojmë se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës. Nga veprimet e para dhe kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur”, njoftoi policia./tvklan.al