Një evakuim i pjesshëm është urdhëruar në rajonin Tver të Rusisë pasi një sulm “masiv” me dron ukrainas shkaktoi zjarr.
Sulmi me dronët kamikazë ukrainas shënjestroi një depo municioni ku ndodhet edhe arsenali më i madh rus në qytetin Toropets, rajoni Tver, Rusi, duke shkaktuar një zjarr masiv dhe një seri shpërthimesh.
Gjithashtu një vend i mbajtjes së Raketave dhe Artilerisë u godit. Arsenali përmbante rreth 30.000 ton municione të ndryshme. Toropets shtrihet rreth 380 km në veri-perëndim të kryeqytetit të Rusisë Moskë, dhe rreth 470 km në veri të kufirit me Ukrainën.
Ndërkaq edhe një depo që mbante sistemet raketore S-300 & S-400, raketat balistike Iskander & raketat KN23 të Koresë së Veriut u shkatërrua nga Ukraina.
Autoritetet e Toropets kanë vendosur në dispozicion autobusët për të evakuuar banorët. Shkollat dhe kopshtet rajonale janë mbyllur. Sulme u raportuan gjithashtu në rajonet perëndimore të Rusisë Bryansk, Kursk, Oryol dhe Smolensk. Zyrtarët lokalë thanë se rreth 50 dronë dhe dy raketa u rrëzuan.
Klan News