Në shumë momente gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, kryeministri Edi Rama vuri theksin te anëtarësimet e reja në parti duke bërë dhe parashikime…

Teksa shkëmbente batuta me Pandeli Majkon, një “ngacmim” e pati edhe për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj

“Nga ky moment ti hyre e buzëqeshur, kur të dalësh do kesh shumë sy që nuk do të të shohin me dashamirësi. Por këtë konsideroje si favor, favorin e parë që po ta bën partia, meqë the se s’ke pasur asnjëherë asnjë favor sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë dhe nuk përballet me kundërshti të forta, nuk ngjitet dot në majë. Do kem dëshmitar Pandi Majkon kur mos të jem më se Pandi është i vetmi i pavdekshëm këtu dhe kur Helena të bëhet kryetare  e Partisë, Pandi do dëshmojë përpara gjeneratës ‘X’ që e ka thënë dikur njëri nga ata, më duket se ishte Edi Rama. Se kushedi se sa do ketë përcjellë në Sharrë apo në Tufinë se është dhe mik me Lali Erin dhe ia gjen varret aty ku do”, tha Rama.

/tvklan.al