Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të diel pamje të luginës së Valbonës, e cila është mbuluar nga dëbora.

Kreu i qeverisë fton të apasionuarit pas alpinizimit që ta vizitojnë këtë zonë.

“Dëbora e Valbonës, ogur i mirë i nisjes së një sezoni fantastik për të gjithë pasionantët e turizmit dimëror”, – shkruan Rama.

Lugina e Valbonës është nga më të vizituarat nga të huajt dhe turistët vendas në çdo periudhë të vitit.

Parku Kombëtar ka një sipërfaqe prej 8 mijë hektarësh me një peizazh unik.

Tv Klan