Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në rrjetet sociale akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha për inceneratorët.

Një ditë pasi, Rama nga ambientet e inceneratorit të Elbasanit, e akuzoi opozitën e Bashës si “më mizerablën që prej 1991”, thotë: Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit, Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë!

Gjatë aktivitetit të djeshëm të PS-së në ambientet e jashtme të inceneratorit të Elbasanit ishin të pranishëm edhe qytetarë të tjerë.

Ndërkohë ditën e sotme, Basha ka vijuar akuzat ndaj Ramës duke thënë se edhe pse afera e inceneratorëve është publike ai ka dhënë 300 mijë Euro për atë të Elbasanit. /tvklan.al