Inspektoriatet nuk do të jenë më në varësi të ministrive, por do të jenë struktura autonome. Ky është vetëm një nga ndryshimet që parashikon reforma e inspektimeve që do të ndërmerret nga qeveria.
Kryeministri ka zgjedhur t’i prezantoi personalisht këto ndryshime që synojnë të ulin numrin e gjobave, numrin e inspektimeve por dhe vetë numrin e inspektorëve.
Edi Rama: Kemi një numër inspektimesh që është katastrofik duke e kaluar figurën e inspektorit në një status të ri.
Kryeministri thotë se nuk do të ketë më gjoba që në inspektimin e parë, i cili do të jetë këshillues.
Edi Rama: Pra, mes vizitës së parë pa gjobë dhe të dytës nuk mund të ketë shfaqje të befasishme atje se erdhën festat e Vitit të Ri dhe një inspektor X apo Y do të blejë një gjel deti plus, por do të pritet afati.
Sipas kryeministrit, do të ketë një klasifikim për bizneset. Ato që rezultojnë në rregull me çdo procedurë ligjore nuk do të kontrollohen, ndërsa ato që edhe pas këshillimeve, rezultojnë në shkelje, Rama paralajmëron gjoba të ashpra.
Edi Rama: Numri i gjobave do të ulet në mënyrë drastike, por ama atij që do i vihet gjoba do të jetë goditje një hap vdekjes së atij biznesi.
Rama e vlerëson këtë reformë si revolucion për të luftuar korrupsionin.
Tv Klan