238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe të mesëm do të përfitojnë librat shkollorë falas. Lajmin e mirë e bën të ditur kryeministri i vendit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se kjo është një mbështetje e madhe për familjet.

“Mirëmëngjes, dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri.

/tvklan.al